Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën se aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë për aq kohë dhe aq intensivisht sa është e nevojshme, transmeton InLajmi.
“Rusia me luftën e saj brutale të agresionit ka shkelur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës,” u tha Scholz gazetarëve ndërsa mbërriti në Samitin e NATO-s në Madrid.
“Është e drejtë që shtetet që po bashkohen këtu, por [gjithashtu] shumë të tjerë. japin kontributet e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet me mjete financiare, me ndihma humanitare, por edhe duke siguruar armë që Ukraina ka nevojë urgjente” shtoi ai.
Të martën, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se Berlini do të sigurojë një divizion prej 15.000 trupash, me 65 avionë dhe 20 anije, për forcën e gatishmërisë së lartë të NATO-s, shkruan CNN.
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi të hënën se aleanca do të rrisë numrin e trupave në gatishmëri të lartë në më shumë se 300,000 nga viti 2023./InLajmi/