Ministria e Jashtme ruse ka shtuar 25 qytetarë amerikanë, përfshirë zonjën e parë Jill Biden, në një “listë të ndalimit”, ndërsa Moska po hakmerret kundër zgjerimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, transmeton InLajmi.
“Si përgjigje ndaj sanksioneve gjithnjë në zgjerim të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse, 25 qytetarë amerikanë do të shtohen në listën e ndalimit”, njoftoitë martën Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
Qytetarëve amerikanë në listë, ku përfshihet edhe lideri i pakicës në Senat, Mitch McConnell, u ndalohet hyrja në Rusi për një bazë të pacaktuar, thuhet në deklaratë, shkruan CNN.
Rusia po vazhdon të bombardojë pjesë të ndryshme të Ukrainës./InLajmi/