Zeqir Bekolli ish-drejtori i revistës “Rilindja” dhe ish-punëtorët e kësaj reviste kanë protestuar para Agjencisë Kosovare për Privatizim për mos pagesën e 20 % të mjeteve financiare për punëtorët e këtij institucioni, raporton InLajmi.
“Këtë protestë para AKP-së po e bëjmë në shenjë zemërimi për zvarritjen e pagesës së 20 % për punonjësit tanë, tashmë është e ditur që gazeta “Rilindja” pas vendimit të UNMIK-ut të 31 dhjetorit të vitit 2002 për largim nga pallati nuk publikohet, punonjësit tanë metën pa punë, lënda e dorëzuar nga punonjësit nuk dihet ku ka përfunduar a e kanë ngrënë minjtë e korrupsionit sepse me të nuk është marrë askush” tha Bekolli.
Zeqir Bekolli tha se Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar mjetet financiare në Agjencinë Kosovare për Privatizim.
“Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar mjetet në AKP e cila u zotua se pagesat do të bëhen me 3 rata në periudhën mars-qershor 2022, por nuk u zbatua kjo çështje” shtoi Bekolli.
Tutje Bekolli tha AKP-ja u zotua ti dorëzoj mjetet financiare në periudhën mars-qershor 2022, por nuk u zbatuar kjo marrëveshje./InLajmi/