Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person në Podujevë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë viktimës njëherë ju është përkeqësuar gjendja më pas është dërguar në spital ku është konstatuar vdekja e viktimës nga mjeku kujdestar.
Më tej thuhet, se në lidhje me rastin është konstatuar edhe prokurori i shtetit të cilën më urdhër të tij është dërguar viktima në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Podujevë 27.06.2022 – 19:00. Raportohet se viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja e më pas i njëjti është dërguar për tretman mjekësor me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion. /InLajmi/
