Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton InLajmi.
Gjatë këtij raportimi ka ndodhur një përplasje fjalësh mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
Deputeti i VV-së Armend Muja ka ndërprerë akuzat e Deputetit Ferat Shala që tha se ministrja i ka neglizhuar aplikimet e korporatave.
Armend Muja kishte një pyetje për Shalën.
“S’mundesh me më bo pyetje ti mua, mos e devijo raportimin e ministres”, ka thënë Shala.
Por Muja insistoi, duke e pyetur “a keni interesa direkte për një në kompani të caktuar”, pyeti Muja.
“Këto janë shpifje të gjitha. Kot e keni sepse s’mund ta devijoni raportimin”, ia ktheu Shala.
Nuk është hera e parë që ndodh një përplasje mes pozitës dhe opozitës në Komisionet Hetimore./InLjami/