Kur bëhet fjalë për rigonin, shumë njerëz mendojnë për një erëz me një erë specifike, pa të cilën picat dhe makaronat janë të paimagjinueshme.
Megjithatë, për shkak të përbërësve medicinalë që disponon, rigoni është jashtëzakonisht efektiv për një sërë sëmundjesh.
Hulumtimet kanë treguar se ka një efekt antioksidant 2 deri në 3 herë më të madh se bimët e tjera, dhe nga mollët deri në 42 herë, nga patatet deri në 30 herë, nga portokalli 12 herë etj. Për shembull, çaji i rigonit rregullon problemet si florën e dëmtuar të zorrëve, ftohjen, bronkitin, dhimbjet e fytit, shkruan Abc.News.al.
Nëse dëshironi ta bëni vetë, hidhni një lugë çaji rigon të grimcuar në një tenxhere me ujë të valuar. Lëreni për të paktën 5 minuta. Më pas kullojeni dhe pijeni. Është e rëndësishme të mos ftohet plotësisht, sepse shija nuk është shumë e këndshme atëherë.