Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së fundmi ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka thënë se në takim me Lajçak e ka përsëritur domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Gjithashtu Kryetari AAK-së tha se e ka falënderuar përfaqësuesin e BE-së për angazhimin e tij në procesin e rëndësishëm të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes 2 vendeve.
Gjithashtu Lajčak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. /InLajmi/