Aaron Ramsey nuk është i pëlqyer te Juventus.
Skuadra e Juventus dëshiron të heqë dorë nga Aaron Ramsey, edhe nëse duhet paguar diçka për këtë largim.
Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Juve është pajtuar t’i paguajë 4 milionë euro uellsianit, vetëm që ai ta lëshojë klubin.
Këto 4 milionë euro do të paguheshin si dëmshpërblim për shkëputjen e parakohshme të kontratës.
Lojtari ka kontratë valide deri në vitin 2023 dhe ka një pagë prej 7 milionë eurove për sezon, përcjell lajmi.net.
Juve do ta ketë gati të pamundur t’i gjejë një skuadër që i siguron atë pagë lojtarit, kështu që janë gati të paguajnë 4 milionë euro për ta larguar.