Duke i përshkruar trupat ruse si “barbare”, Vitaliy Klitschko thotë se “armiku dëshiron të na frikësojë”, transmeton InLajmi.
“Qëndroni vigjilent, ndiqni rregullat bazë që mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve,” u kërkon ai banorëve të qytetit.
Ai thotë se njerëzit duhet të shkojnë menjëherë në strehimore kur të dëgjojnë alarmet e sirenave të ajrit.
Klitschko gjithashtu paralajmëron kundër postimit të ndonjë filmimi ose fotografie menjëherë pas shpërthimeve, duke kërkuar në vend të kësaj të presin për “informacion zyrtar” nga autoritetet, shkruan BBC.
“Së bashku do të fitojmë!” shton kryebashkiaku. /InLajmi/