• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare tregon se çfarë mund të shtyjë përpara liberalizimin e vizave

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
26 June 2022
në Kosovë
0 0
0
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare tregon se çfarë mund të shtyjë përpara liberalizimin e vizave
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Francës, Çekia do të udhëheqë me presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 korriku e deri në fund të vitit.

Njohës të rrethanave ndërkombëtare kanë mendime të ndryshme sa i përket mundësisë së marrjes së një vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, deri në fundvit. Ata thonë se për procesin e liberalizmit i cili është stërzgjatur e politizuar, edhe mund të ketë lëvizje pozitive, marrë parasysh zhvillimet e vazhdueshme gjeopolitike në Evropë.

Ndonëse pati pritje më të shtuara sa i përket mundësisë marrjes së ndonjë vendimi apo edhe inicimit përpara të liberalizimit të vizave për Kosovën, Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua më 22 dhe 23 qershor përfundoi pa asnjë rezultat konkret për Kosovën. Sërish, skeptikja më e madhe sa i përket largimit të regjimit të vizave për kosovarët ishte Franca. Pas këtij shteti, nga 1 korriku kryesimin e Presidencës e BE-së do ta marrë Çekia. Përkundër zhvillimeve të kohëve të fundit, mundësia e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë këtij viti është në pikëpyetje. Megjithëkëtë, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, thotë se gjatë kohës sa Çekia do të udhëheqë me presidencën e BE-së, mund të ketë lëvizje përpara për çështjen e liberalizmit të vizave.

“Republika e Çekisë është mjaft dashamirëse e republikës sonë dhe mund ta shtyjë përpara, në 2 samitet që do të mbahen, qëndrimin për të bërë liberalizimin e vizave dhe për t’i mundësuar qytetarët tanë lëvizjen e lirë në Zonën Shengen. Duke parë rrethanat gjeopolitike, pas luftës që po ndodhe ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mund të ketë një lloj shtytje, madje do të thosha ndoshta edhe emocionale, që Unioni Evropian t’i thërras mendjes dhe të bëjë një kthesë politike rreth një vendimmarrje për liberalizimin për ne, dhe çështjet tjera karshi Ballkanit”, tha ai.

Tutje, Pula thekson se Bashkimi Evropian aktualisht është në “luftë” me vetveten dhe ka një mungesë serioziteti sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, më skeptik sa i përket mundësisë së liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së, shprehet Gurakuç Kuçi, doktor i marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai thotë se prej vitesh, liberalizimi i vizave për Kosovën vazhdon të jetë një çështje politike.

“Nuk është problemi se kush e ka frontin aty, sepse vendimet brenda Bashkimit Evropian merren me unanimitet. Duhet të gjithë të janë pro një gjeje dhe të merret një vendim. Në rastin tonë, disa vende nuk janë pro kësaj çështje, e nuk është Çekia ajo që e ndalon Kosovën të marrë liberalizimin e vizave. Është Franca ajo që po bllokon dhe ka informacione që ka edhe shtet tjera”, tha ai, shkruan RTK.

Kosova që është vendi i vetëm në Ballkan që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në, ndonwse prej vitesh ka plotësuar të gjitha 95 kriteret e vendosura nga BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim. Negociatat për heqjen e vizave ishin filluar në vitin 2012. Liberalizimi i vizave është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së.

Tags: ÇekiaFrancaLiberalizimi i vizaveShqiprim Pula
Postimi i mëparshëm

Një tërmet 5.4 ballë godet Iranin

Postimi tjetër

Pas sulmeve në Kiev, kryetari ukrainas: Armiku dëshiron të na frikësojë

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta
Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta

1 August 2025
Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin
Kosovë

Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë
Kosovë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Postimi tjetër
Pas sulmeve në Kiev, kryetari ukrainas: Armiku dëshiron të na frikësojë

Pas sulmeve në Kiev, kryetari ukrainas: Armiku dëshiron të na frikësojë

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu