Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jeta një person në pran aksit rrugor në Gjilan, përcjell InLajmi.
Sipas policisë ekipi mjekësor dhe njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë bërë të ditur edhe vdekjen e viktimës.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjilan 25.06.2022-08:00. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete pran aksit rrugor. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. /InLajmi/