Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e fundit, ka vendosur t’ia besojë Komitetit Olimpik të Kosovës, organizimin e mbledhjes së ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, përcjell InLajmi.
Kështu mbledhja e adhshme e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë.
Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës ky besim vjen si rezultat i angazhimit të tyre për të pasur rol të rëndësishëm në organizatat ndërkombëtare.
Është hera e parë që Komitetit Olimpik të Kosovës i besohet një mbledhje e një niveli të tillë.
Njoftimi i plotë nga Komiteti Olimpik i Kosovës:
Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare mbahet në Prishtinë⬇
Një lajm i mirë për Kosovën ka ardhur nga Orani i Algjerisë, ku po mbahen Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e fundit, ka vendosur t’ia besojë Komitetit Olimpik të Kosovës, organizimin e mbledhjes së ardhshme të Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së.
Njoftimi është publikuar edhe në uebfaqen zyrtare të ICMG-së, ku thuhet se mbledhja e ardhshme do të mbahet në muajin dhjetor të këtij viti në Prishtinë.
“Ky besim vjen edhe si rezultat i angazhimit tonë për të pasur rol të rëndësishëm në organizatat ndërkombëtare, siç janë edhe emërimi i stafit tonë në komisione të ICMG. Falënderoj Komitetin Ekzekutiv të ICMG-së për mundësinë e dhënë, për çka besoj se do të kemi një organizim shembull edhe për vendet tjera”, tha presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Kjo është hera e parë që KOK-ut i besohet një mbledhje e nivelit të tillë nga organizatat e mëdha ndërkombëtare sportive. /InLajmi/