Arsenali dhe Manchester City kanë rënë dakord për sulmuesin Gabriel Jesus, raporton “Sky Sports”
Sipas asaj që thuhet, braziliani do të transferohet në “Emirates Stadium” për 45 milionë euro dhe kontrata e ofruar nga “The Gunners” do të jetë 5 vjeçare e që do ta mbajë atë deri në vitin 2027 në Londër, shkruan RTK.
Jesus është pjesë e Cityt nga viti 2017, ku gjatë 159 paraqitjeve ka realizuar pesëdhjetë e tetë gola.