• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 3 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Çfarë po ndodh me zgjedhjet në Tërnovc, me 30 qeshor banorët votojnë për herë të 5-të

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
26 June 2022
në KRYESORE
0 0
0
Çfarë po ndodh me zgjedhjet në Tërnovc, me 30 qeshor banorët votojnë për herë të 5-të
0
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përbërja e ardhshme e Kuvendit të Serbisë varet nga një fshat i vogël në jug të këtij vendi. Gati 3 muaj pas zgjedhjeve parlamentare, rezultatet nuk dihen ende.

Kjo, për arsye të përsëritjes së votimeve në fshatin Tërnovc i Madh i Bujanocit, si pasojë e disa parregullsive. Banorët atje do të dalin sërish në votime më 30 qershor – në përpjekjen e 5-të.

Nga votat e tyre varet nëse përfaqësuesit e pakicës shqiptare në Serbi do të fitojnë mandatin e vetëm në Kuvend. Të drejtë vote në vendvotimin në Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” kanë 1.089 votues.

Sipas ndarjes së përgjithshme të mandateve, nëse lista e komunitetit shqiptar fiton një mandat, ai mandat do t’i hiqet pastaj Partisë Socialiste të Serbisë (SPS).

Për këtë arsye, Shaip Kamberi, i cili udhëheq “Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës”, akuzon SPS-në se po tenton të sabotojë votimin.

Në anën tjetër, Velko Odalloviq, anëtar i Komisionit Kryesor të SPS-së, mohon se partia e tij ka bërë përpjekje të prishë ditën e zgjedhjeve.

Bomba, provokime dhe konfiskim i listave të zgjedhësve

Në votimin e 4-të radhazi – më 23 qershor – ka pasur alarm të rremë për bombë në qendrën e votimit.

Kamberi thotë se zgjedhjet nuk kanë filluar atë ditë, sepse “Partia Socialiste e Serbisë, para hapjes së qendrës së votimit, ka bërë përpjekje të marrë nën kontroll gjithë procesin zgjedhor”.

Sipas tij, synimi ka qenë që anëtarët e komisionit zgjedhor nga radhët e “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” të jenë të pranishëm vetëm si vëzhgues.

“Ne, si pjesëmarrës, nuk kemi mundur të lejojmë nisjen e procesit [zgjedhor]”, thotë Kamberi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Komisionet në vendvotimeve janë organe të administrimit zgjedhor, që e drejtojnë direkt votimin në një vendvotim, ndërsa vëzhguesit e procesit zgjedhor mbikëqyrin mbarëvajtjen e procedurave në ditën e zgjedhjeve.

Kamberi thotë se SPS-ja ka dërguar në Tërnovc të Madh një anëtar të komisionit zgjedhor nga Subotica – në veri të Serbisë – i cili, siç pretendon ky përfaqësues i listës shqiptare, ka provokuar anëtarët e pranishëm të komisionit.

“Është e zakonshme që anëtarët e komisionit të jenë njerëz që e njohin terrenin dhe njerëz që mund të kuptohen. Kur dikush vjen nga jashtë, me udhëzime të sakta se çfarë të bëjë, me gjuhë urrejtjeje se ‘kjo është një mbretëri dhe nuk keni asgjë për të kërkuar aty’, atëherë është e qartë se qëllim është provokimi i situatës”, thotë Kamberi.

Odalloviq, nga SPS-ja, akuzon përfaqësuesit e partive shqiptare për minim të zgjedhjeve dhe thotë se propozimi i socialistëve ka qenë që procesi zgjedhor të mbikëqyret nga një anëtar i komunitetit shqiptar dhe një serb.

“Ka qenë pala shqiptare ajo që i ka marrë listat e votuesve dhe nuk ka dashur të lejojë askënd t’i kontrollojë. Ne kemi qenë dëshmitarë të një përpjekjeje për të penguar procesin dhe për të mos lejuar fillimin e tij”, thotë Odalloviq.

Ai shton se akuzat se anëtari i SPS-së i ka provokuar përfaqësuesit shqiptarë, nuk janë të vërteta.

Misioni vëzhgues CRTA, i cili ka pasur vëzhgues të pavarur në Tërnovc të Madh, thotë se, përveç alarmit të rremë për bombë, anëtarët e komisionit zgjedhor nuk kanë mundur të pajtohen “për ndarjen e roleve” para votimit.

Çka tash?

Pavlle Dimitrijeviq, zëvendësdrejtor i programit të OJQ-së CRTA, thotë se shembulli i Tërnovcit të Madh tregon se puna e dobët e komisioneve zgjedhore është një nga problemet kryesore në procesin zgjedhor në Serbi dhe se CRTA, vazhdimisht, ka kërkuar që kjo të ndryshojë.

“Qendrat e votimit mund të realizojnë zgjedhje të dobëta, ose të mos i zhvillojnë fare, pa asnjë pasojë apo përgjegjësi. E vetmja pasojë është se në përsëritjet e radhës, të njëjtët persona nuk mund të jenë anëtarë të komisionit zgjedhor”, thotë Dimitrijeviq.

Të gjitha votimet në Tërnovc të Madh

Për partitë e pakicave në Serbi nuk vlen pragu prej 3%. Për rrjedhojë, këto parti mund të fitojnë mandate në Kuvendin e Serbisë me më pak vota.

Sipas vlerësimeve që citohen më së shpeshti, në Serbi jetojnë rreth 60.000 shqiptarë – kryesisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Serbinë jugore.

Në zgjedhjet e parafundit parlamentare në Serbi, në qershor të vitit 2020, partitë shqiptare kanë qenë në një koalicion dhe kanë fituar 3 mandate parlamentare. 2 vjet më vonë, ato kanë vendosur të garojnë me 2 lista – “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, dhe “Alternativa për Ndryshim – Alternativa Demokratike Shqiptare”, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi.

Në deklarimet e para, pas zgjedhjeve të 3 prillit, të dyja listat zgjedhore kanë thënë se nuk e kanë kaluar pragun dhe se shqiptarët nuk do të kenë përfaqësues në Kuvendin e ri të Serbisë.

Megjithatë, më 21 prill, Gjykata Administrative në Nish ka urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnovc të Madh, për shkak të parregullsive. Këtu, pastaj, edhe ka filluar seria e përsëritjeve.

Zgjedhjet janë përsëritur për herë të parë më 28 prill. Në këtë ditë kanë votuar 697 nga gjithsej 1.089 votuesit me të drejtë vote – domethënë, pjesëmarrja ka qenë 64%.

Lista zgjedhore “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka fituar më shumë vota: 677. Një gjë e tillë do t’i siguronte asaj një mandat në Kuvendin e Serbisë, sikur këto rezultate të mos kontestoheshin.

Kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve e ka paraqitur përfaqësuesi i listës së Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq. Pasi SPS-ja është ankuar se ka votuar edhe një votues që nuk ka pasur dokumente të vlefshme personale, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka urdhëruar një votim të ri.

Zgjedhjet në Tërnovc të Madh janë mbajtur sërish më 27 maj. Atë ditë kanë votuar 618 nga 1.089 votues me të drejtë vote.

Rezultatet kanë qenë ndryshe nga hera e mëparshme. “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka fituar këtë herë 598 vota. Atij i janë dashur edhe 12 vota për të kaluar pragun dhe për të fituar mandatin parlamentar.

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, më pas, ka kontestuar votimin, duke thënë se një person është lejuar të votojë pa letërnjoftim.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve e ka hedhur poshtë ankesën, por Gjykata Administrative ka urdhëruar votim të ri.

Lufta për një mandat

Për të hyrë në Kuvendin e Serbisë, “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” i nevojiten 610 vota në vendvotimin numër 6-të në Tërnovc të Madh, me kusht që SPS-ja të mos marrë asnjë votë, pasi kjo do ta rriste pragun zgjedhor.

Në atë rast, socialistët do të humbnin një mandat në Kuvend dhe do t’i kishin 31 deputetë, ndërsa një mandat do t’i takonte koalicionit shqiptar.

“Nuk e di se përse është kaq e rëndësishme për SPS-në, sepse i ka 31 mandate… Pse tani, kur nuk kanë vota, përpiqet kaq shumë që të na pamundësojë atë një deputet? Është e paqartë për mua”, thotë Kamberi.

Odalloviq, në anën tjetër, thotë se SPS-ja këmbëngul që procesi zgjedhor në Tërnovc të Madh të përfundojë në mënyrë të ligjshme, shkruan REL.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar më 20 qershor se për të nuk është plotësisht e qartë se çfarë po ndodh me zgjedhjet në Tërnovc të Madh.

Tags: Kuvendi i SerbisëShaip KamberiTërnovc
Postimi i mëparshëm

Të jesh i famshëm nuk do të thotë ta kesh çdo gjë të lehtë, këtë e tregon Nicola Peltz

Postimi tjetër

Si të visheni gjatë verës, modelja Naomi na prezanton veshjen perfekte

Të ngjajshme Postime

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës
KRYESORE

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave
KRYESORE

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
KRYESORE

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë
KRYESORE

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë
KRYESORE

Nexhat Daci vlerësohet për rolin kyç në ndërtimin e shtetit dhe konsolidimin e demokracisë

2 January 2026
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë
KRYESORE

Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politike dhe Kuvendi në Kosovë

2 January 2026
Postimi tjetër
Si të visheni gjatë verës, modelja Naomi na prezanton veshjen perfekte

Si të visheni gjatë verës, modelja Naomi na prezanton veshjen perfekte

Lajmet e fundit

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

Diella e Edi Ramës renditet mes 4 krijimeve më të çuditshme të IA-së në botë gjatë 2025-ës

2 January 2026
Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

2 January 2026
Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

Rrëshqitje bore në Alpet italiane, dy të vdekur dhe disa të lënduar

2 January 2026
Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

Tesla humbet “fronin” si prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, vendin ia zë rivali kinez BYD

2 January 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

2 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Nexhat Dacit i jepet lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë

2 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu