Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është duke qëndruar për vizitë në Gjenevë të Zvicrës, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Abdixhiku është takuar edhe me disa bashkatdhetar të Zvicrës.
Ai ka thënë se mërgimtarët e Kosovës kanë lënë gjurmë në punën dhe krijimin e tyre në Zvicër i cili është falënderues ndaj tyre.
Postimi i plotë i tij:
Mes njerëzve tanë.
Sylë Ramushi, i ardhur gjysmë shekulli më parë si gjenerata e parë e mërgimtarëve tanë; atyre që thyen muret e para të mbijetesës jashtë. Ndihet i përmbushur kur sheh arritjet e shqiptarëve në shtetin më të mirëqenë evropian. Thotë se ishte rrugë e gjatë.
Argjent Shaqiri, nga gjenerata e fëmijëve të lindur në mërgatë. Futbollist i dalluar i grupmoshave të reja në Gjenevë; me të ardhme të ndritur përpara. Ëndërron debutimin në Champions League sa më parë. I premtova se do të jem aty në atë debutim – përderisa s’na bëhet interist.
Të tjerë, shqiptarë që lënë gjurmë pune e krijimi në Zvicrën e përditshme të tyre.
Ju faleminderit Gjenevë. /InLajmi/