• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 19 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kurti-kryetarëve të komunave: Asnjë nuk është mbi ligjin apo anash tij

J G nga J G
25 June 2022
në Kosovë
0 0
0
Kurti-kryetarëve të komunave: Asnjë nuk është mbi ligjin apo anash tij
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një takim pune me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, tha se nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti, as grup më të fuqishëm se Republika, e rrjedhimisht asnjë mbi ligjin apo anash tij.

Sipas një njoftimi për media, Kurti tha se janë të interesuar që ta ndërtojnë një sistem që vendosë drejtësi të bazuar vetëm në ligj të cilit i nënshtrohen të gjithë e që e dominon secilin.

“Ne, pothuajse më së miri e dimë se ashtu sikurse liria që kurrë nuk dhurohet por fitohet, as drejtësia nuk jepet, por duhet të vendoset. Prandaj, jemi të interesuar e po punojmë që ta ndërtojmë një sistem që vendosë drejtësi të bazuar vetëm në ligj – të cilit i nënshtrohen të gjithë e që e dominon secilin. Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti, as grup më të fuqishëm se Republika, e rrjedhimisht asnjë mbi ligjin apo anash tij”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu tha se përkushtimi për krijimin e një klime të respektimit maksimal të të drejtave të njeriut, dëshmohet edhe përmes organizimit të sotëm.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, mësimet e saj dhe detyrimet që derivojnë nga ajo, mbesin referencë e çdoditshme e jona dhe e punës tonë. Ato na shërbejnë si udhërrëfyes për secilin vendim tonin. E pra, synimi më i mirë për mbrojtjen, garantimin dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut për ne është burim i çdo vendimi, si dhe shkak i çdo veprimi”, tha kryeministri Kurti.

Më tej, kryeministri theksoi se janë të vetëdijshëm dhe se vazhdimisht i kanë në mendje maksimat e aktivistëve të paepura të cilët me shembujt e tyre na e kanë trasuar rrugën prej së cilës as nuk mund e as nuk duam të dalim.

“E infrastrukturë kyçe e kësaj rruge të duhur është një sistem i drejtësisë i cili duhet të sigurojë e të përkujdeset për aplikim të gjithmonshëm të rendit e të ligjit. Kjo është arsyeja pse drejtësia është njëri nga 2 prioritetet tona dhe opinionet e javës së kaluar nga Komisioni i Venecias për dy çështjet më integrale lidhur me të, na treguan se reforma e hartuar nga ana jonë është edhe adekuate edhe e nevojshme”, tha kryeministri Kurti.

“Paqe nuk nënkupton vetëm t’i jepet fund dhunës apo luftës, por edhe të eliminohen të gjithë faktorët e tjerë që e kërcënojnë atë, si diskriminimi, pabarazia e varfëria”. Në këtë drejtim, e vlerësojmë se është thelbësore për neve që me këmbëngulësi të vazhdojmë zbatimin e modelit të mbarë që e kemi iniciuar për realizim të drejtësisë në njërën anë, e për zhvillim ekonomik e social në anën tjetër.

Në sesionin e parë folën edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe kryetarët e nënkryetarët e komunave.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi, në fjalën e saj theksoi domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, krijimin e kushteve për lëvizje të lirë dhe për punësim.

Ministrja Haxhiu kërkoi nga udhëheqësit komunalë angazhim edhe më të madh në zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si edhe parandalimin e ndikimit politik nëpër gjykatat komunale, shkruan Telegrafi.

Kryetarët e nënkryetarët e komunave e cilësuan të dobishëm takimin dhe temën e diskutimit. Ata theksuan sfidat dhe problemet që hasin gjatë zbatimit të ligjit, projektet e ndryshme me organizata joqeveritare dhe ambasadat e huaja për përmirësimin e kushteve për komunitetet pakicë, nevojën për reforma administrative, problemet me mungesën e noterëve nëpër komuna e të tjera.

Tags: Albin KurtiKryetarët e KomuaveLigji
Postimi i mëparshëm

Me çfarë shume mund të pajtohet Liverpooli që ta “largojë” Mohamed Salah nga ekipi

Postimi tjetër

Si të flemë më mirë dhe më rehat?

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë

16 September 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit
Kosovë

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

28 August 2025
Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim
Kosovë

Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim

28 August 2025
Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin
Kosovë

Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin

27 August 2025
Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova
Kosovë

Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova

27 August 2025
Postimi tjetër
Si të flemë më mirë dhe më rehat?

Si të flemë më mirë dhe më rehat?

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

Si të përgatisni kajmakun për një shije të pasur në tryezën tuaj

16 September 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë

16 September 2025
Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

Dashuria e pakushtëzuar, ndjenja më e pastër dhe më fisnike që ekziston

16 September 2025
Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

Nga irritimi tek rrahjet e shpeshta të zemrës, kujdes nga këto shenja të hipoglicemisë

16 September 2025
Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

16 September 2025
Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes” – Vedat Muriqi zjarr në La Liga

15 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu