Një mjet shpërthyes është hedhur në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili tha se fillimisht dyshohej se problemi qëndronte te ngarkesa e energjisë elektrike, por më vonë u konstatua se bëhej fjalë për një mjet shpërthyes.
Si pasojë e shpërthimit një trafo është dëmtuar dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.
Nga ky shpërthim nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rasi ka ndodhur rreth ores 22:40 minuta, kur eshte demtu trafoja në qytet, fillimisht kanë mendu që është në pytje dmth prej ngarkesës së energjisë elektrike, por më vonë është konstatuar se një mjet shpërthyes është hedhur në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk ka të lënduar. Hetimet vazhdojnë. /InLajmi/