Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamjet se si do të duket Spitali Gjeneral i Prishtinës, përcjell InLajmi.
Rama tha se kryeqyteti i Kosovës ka nevojë ta ketë spitalit e vet në të cilin ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse.
Në takimin e mbajtur për ndërtimin e spitalit të përgjithshëm përveç Ramës ishte ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi dhe drejtori i shëndetësisë, Izet Sadiku.
Postimi i plotë i tij:
Kryeqyteti ka nevojë të ketë spitalin e vet, në të cilin do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura për të akomoduar nevojat e qytetarëve në raport me shqetësimet dhe sfidat shëndetësore në të cilat hasin.
U mblodhëm në tryezë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Rifat Latifi, Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila AlShamsi, Koordinatorin e TIKA-s Turke në Kosovë, z. Cihan Dinçer dhe miq e partnerë të tjerë për të shpalosur ‘Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’, të realizuar nga Kompania ICME./InLjami/