Qeveria e Kosovës ka publikuar Udhëzimin Administrativ të miratuar në mbledhjen e sotme për rregullimin e çmimeve të naftës, përcjell InLajmi.
Në udhëzim thuhet se çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës që shitet me shumicë është 2 cent ndërsa për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 cent.
Një gjë e tillë është e specifikuar në nenin 4 ku përcaktohet rregullimi i çmimeve – marzha tregtare.
Ky vendim do të mbetet në fuqi për 90 ditë. /InLajmi/
Këtu mund ta shihni dokumentin e plotë.