Partia Socialdemokrate ka drejtuar akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, pas votimit në parim të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, raporton InLajmi.
Anëtari i PSD-së, Dren Kukaj, ka thënë se këto ndryshime që janë bërë në enjten në Kuvendin e Kosovës do të jenë të kushtëzuara nga anëtarët jo prokuror në këtë këshill.
“Kemi ardhur sot që të denoncojmë ndryshimet legjislative që kanë ngjarë dje në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në leximin e 2-të në raport me ndryshimet legjislative në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në këto ndryshime vendimmarrja mbi çështjet e rëndësishme, zgjedhja e kryeprokurorit, kryeprokurorëve do të jenë të kushtëzuara nga anëtarët jo prokuror në këtë këshill”, ka thënë ai. /InLajmi/