Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pretendoi të premten se BE dhe NATO po mbledhin një “koalicion” për t’u përgatitur “në thelb” për një luftë me Rusinë, transmeton InLajmi.
Duke komentuar anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE, Lavrov tha se BE-ja nuk është një bllok ushtarako-politik, prandaj, ndryshe nga NATO, zhvillimi i marrëdhënieve të saj me vendet e tjera nuk krijon ndonjë kërcënim apo rrezik për Rusinë.
Megjithatë, Rusia e percepton se retorika e bashkimit kishte qenë gjithnjë e më agresive dhe “rusofobike”, tha Lavrov në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku, shkruan CNN.
Ndryshe, Këshilli Evropian i dha Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidaturës në BE të enjten në një përpjekje për të treguar mbështetje për të 2 vendet përballë agresionit rus kundër Ukrainës. /InLajmi/