Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi që ai drejton është i gatshëm të pranojë që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.
“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha ainë një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, shkruan Infolibre.
Kësaj konference i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët të Ballkanit Perëndimor, transmeton Sinjali.
Megjithatë, Këshilli Evropian ende nuk i ka dhënë dritën jeshile kësaj mase, ndër të tjera për shkak se pesë shtete anëtare të tij Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia nuk e njohin Kosovën si të pavarur.