Kryetari i qytetit jugor të Ukrainës, Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych, u ka kërkuar banorëve të qytetit të largohen, transmeton InLajmi.
“Unë sugjeroj të gjithë ata që duan të qëndrojnë gjallë të largohen nga qyteti. Rreth 230,000 njerëz mbeten në qytetin e Mykolayiv tani,” tha kryebashkiaku.
Rrugët e evakuimit jashtë qytetit janë në drejtimet e Odesa, Kryvyi Rih dhe Kiev.
Ai e përshkroi situatën si në përgjithësi shumë të keqe, shkruan CNN.
Kryebashkiaku tha se 111 njerëz janë vrarë dhe 502 persona janë plagosur, duke përfshirë 6 fëmijë./InLajmi/