5 herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, u raportua se do të transferohet te Bayern Munchen.
Por këto raportime i ka hedhur poshtë drejtori i klubi gjerman Hasan Salihamidziq.
“Këto thashetheme nuk kanë të vërteta”, tha ai për SkyDe.
“Cristiano Ronaldo është një lojtar i lartë me një karrierë të jashtëzakonshme. Sidoqoftë, historitë mbi marrëveshjen e mundshme me Bayern NUK janë të vërteta”, shtoi Salihamidziq, transmeton Indeksonline
Ronaldo nuk është në planet e trajnerit të ri të Manchester United, prandaj po kërkon një skuadër për sezonin e ri