Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së regjisores Vjosa Berisha, përcjell InLajmi.
Rama tha se sot Prishtinës ju është shuar drita që përgjatë 20 viteve pa ndaluar ka rrezatuar në kinematografinë shqiptare.
Gjithashtu ai tha se me vdekjen e regjisores po ndjehet i varfër pa mikën e tij të mrekullueshme.
Postimi i plotë i tij:
Vjosa e Prishtinës!
Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq.
Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive.
I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe. /InLajmi/