Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për mos dhënien e vizave në samitin e Bashkimit Evropian, përcjell InLajmi.
Mustafa ka thënë se bllokuesi i liberalizimit të vizave nuk ishte vetëm presidenti i Francës por edhe Vjosa Osmani.
Mustafa tha se Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi në vitin 2015 e 2016 kanë shpikur të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.
Ish-kryeministri ka thënë se shumë njerëzve të sëmurë, të papunë e nevojtar i është refuzuar viza.
Postimi i plotë i tij:
Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, 2 bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!
Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.
Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo nuk i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!
Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave.
Aferim!/InLajmi/