Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar për vdekjen e regjisores kosovare Vjosa Berisha, duke thënë se ka qenë një lajmë shumë i rëndë për vdekjen e hershme të aktivistes së parreshtur, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se e ka pasur fatin që të bashkohet në projekte të ndryshme me regjisoren Berisha.
Gjithashtu ai shtoi se vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare.
Postimi i plotë i tij:
Sa i rëndë e i dhembshëm lajmi për vdekjen e hershme të mikes së madhe, regjisores së veçantë e aktivistes së parreshtur, Vjosa Berisha.
Kam pas fatin që me Vjosën të njihemi gjatë e të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme. Ka qenë një profesioniste e rrallë, një menaxhere e pashoqe, një mike e sinqertë dhe, mbi të gjitha, një person i dashur, me shumë vullnet, ide dhe kreativitet.
Vdekja e Vjosës është humbje e madhe për skenën shqiptare të artit dhe kulturës.
Ngushëllimet më të sinqerta Fatosit, Lekës, familjes së gjërë dhe tërë komunitetit artistik.
Do të na mungosh shumë, shoqe e dashur! /InLajmi/