Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se fajin për mosliberalizimin e vizave në vitin 2016 e kanë edhe kryeministri aktual, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani.
“Shkurja e Osmanit në Bruksel fol për ironinë e historisë, dhe bërja e Albin Kurtit kryeministër, dhe përpjekja e tij e zëshme për të marrë liberalizimin e vizave, për të marrë edhe pak mbështetje qytetare, për t’i thanë është proevropian dhe nuk dallon prej të tjerëve në fakt tregon një shpërfaqje të një pafytyrësie të vjetër”, tha ai në Prime Time, shkruan Portali.info.
“Nëse sot përgjegjësinë kryesore e ka Bashkimi Evropian për për mosmarrjen e liberalizmit të vizave në 2016-ën e ka Osmani, Kurti, por edhe disa parti tjera opozitare të cilët në atë kohë shpikën një fantomë temë të rrejshme ‘Demarkimin e Kufirit”, dhe me atë Kosova humbi shancën që ta merr Liberalizimin e vizave”, deklaroi Hoxhaj.