Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën plenare të së enjtes ka treguar saktësisht se çfarë përmban Projektligji për Tustin, raporton InLajmi.
“Projektligji për Trustin ju mundëson anëtarëve të Trustit që të tërheqin 10 deri në 30 % të vlerës së kursimeve të tyre pensionale, personat që kanë më pak se 10.000 euro ju lejohet 30 % të tyre, peronat që kanë 30.00 euro deri 19.999 euro kanë të drejtë të tërheqin deri 25 % të kursimeve të tyre pensionale, ndërsa ata që kanë 20.000 euro deri 29.999 euro kanë të drejtë ti tërheqin 20 % të kursimeve pensionale, ndërsa personat që i kanë nga 30.000 deri në 39.999 euro kanë të drejtë ti tërheqin 15 % të kursimeve të tyre pensionale ndërsa personat që i kanë më shumë se 40.000 euro kanë të drejtë ti tërheqin 10 % të kursimeve pensionale” tha Haxhiu.
Deputeti i PDK-së ka treguar se qytetarët do të përfitojnë nga Trusti në bazë të vlerës monetare që posedojnë në kursimet e tyre pensionale
Haxhiu fton deputetët që të votojnë në interes të qytetarëve./InLajmi/