Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person i vdekur në ballkonin e një dhome në Pejë, përcjell InLajmi.
Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas policisë trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Pejë 22.06.2022 – 05:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar vdekja e viktimës.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/