Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në seancën plenare ka shprehur shqetësimin në lidhje me rritjen enorme të çmimeve, raporton InLajmi.
Zemaj e ka akuzuar Qeverinë Kurti duke i thënë se si mundet me qenë i lumtur kur rritja e të hyrave po bien në kurriz të qytetareve.
“Në emër të LDK-së shpreh shqetësimin lidhur me rritjen enorme të çmimeve. Vendi ka një vit që ka hyrë në krizë të inflacionit. Publikimet e fundit në muajin maj janë rritur çmimet e konsumit për 12.5%. Qytetarët e kanë pagur edhe TVSH e rritur në 104%. Tani çmimi i naftës sillet 1.85. Si mund të krenohet qeveria për rritje të të hyrave ku po bie në kurriz të qytetarëve. Andaj kryeministër Kurti është mirë të zotoheni për këto masa. Vendimi për heqjen e akcizës për bujqit nuk është zbatuar asnjëherë”, tha Zemaj.
Gjithashtu ai ka thënë se Kurti është më mirë që të zotohet për këto masa të marra. /InLajmi/




















