Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku 65 deputetë janë të pranishëm më seancë, raporton InLajmi.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për rezolutën për sigurinë të cilën e ka propozuar AAK-ja.
Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë prioritet për çështjen e sigurisë dhe që të miratohet strategjia e sigurisë së Kosovës.
“Debatin për siguri e patëm në një kohë kur situata në rajon dje raport për luftën në Ukrainë ishte përkeqësuar. Ne kemi propozuar rezolutë dhe propozoj ta hidhni në votim. Qeveria e Kosovës duhet të ketë prioritet çështjen e sigurisë dhe të miratohet strategjia e sigurisë së Kosovës. Sigurimi i kushteve armatimi i ushtrisë me mjete moderne, krijimi për policinë, miratimi i ligjit të pagave”.
Gjithashtu ai tha se e ka propozuar rezolutën dhe propozon që të hidhet në votim. /InLajmi/