Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka diskutuar në seancën plenare të së mërkurës për marrëveshjen e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës nga Qeveria e Kosovës, raporton InLajmi.
“Dje Qeveria e Kosovës e nënshkroi marrëveshjen me Serbinë një marrëveshje që bazën e ka në vitin 2013 dhe 2015, një marrëveshje të cilën si subjekt politik kemi prezantu një analizë të 9 pikave duke e përkrahur këtë marrëveshje, urdhërrëfyesi i cili është zbatuar nëse hyn në zbatim të mirë” tha Tahiri.
“Kjo marrëveshje le të monitorohet nga Kosova që kjo marrëveshje të ketë sukses” shtoi Tahiri.
Besnik Tahiri iu drejtua kryeministrit për mos pranimin e rezolutës së AAK-së për siguri nga subjekti politik i Vetëvendosjes duke i thënë se si është e mundshme që mos ta mbështesin këtë rezolutë./InLajmi/