Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka diskutuar në seancën plenarë të së mërkurës rreth marrëveshjes së nënshkruan me Serbinë për energjinë, raporton InLajmi.
“Dje patëm një kthesë të rëndësishme në sektorin energjetike, dje patëm një marrëveshje të nënshkruar të cilën Albin Kurti dhe subjekti i tij politik e kishin sha dhe e kishin fy deri në baza partiake të tradhtisë kombëtare, do të ishte mirë që kryeministri të na tregonte se a është marrëveshje e re a është e vjetër, a është e vërtet që kjo marrëveshje që cenon integritetin e Kosovës” tha ai.
Shala i ka shtruar pyetje Kurti duke thënë se cili do të jetë implikim i tij në ZRRE-në për të implikuar zbatimin e kësaj marrëveshje.
Shala ka theksuar se Albin Kurti dhe subjekti të cilit i takon ka fyer këtë marrëveshje me Serbinë në të kaluarën./InLajmi/