Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, përcjell Inlajmi.
Lidhur më këtë, Presidentja Osmani dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Bruksel kanë diskutuar për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit.
Gjithashtu Osmani shtoi se vendet demokratike, të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE.
Postimi i plotë i saj:
Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës sonë evropiane.
Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE. /InLajmi