Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë plenare për të shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, raporton InLajmi.
Një ndër to ishte votimi për një anëtarë të komisionit të pavarur të mediave.
Ganimete Musliu deputete e PDK-së paraqiti votimet e fshehta të deputetëve.
“Komisioni paraqet rezultatet për një anëtar për, rezultat e komisionit të pavarur të mediave, pas procedurës së votimit të fshehtë në seancën plenare konstaton se votat e fituara i ka fituar, 44 vota të pavlefshme, Violeta Hyseni Kelmendi 20, Teuta Hoxha Morina 29, fatkeqësitë në këtë Kuvend gjithmonë po del dikush të jetë servil dhe i dëgjueshëm sepse kandidatet ishin të shkëlqyeshme” tha Musliu.
46 vota duhen për të përzgjedhur anëtaren e komisionit të pavarur të mediave, asnjë konditat nuk I ka plotësuar votat e mjaftueshme.
Kjo pozitë do të mbetet e hapur deri në votimin tjetër./InLajmi/