Seanca plenare e ditës së mërkurë ka përfunduar, raporton InLajmi.
Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se ka përfunduar seanca plenare.
Arsye e përfundimit të seancës ishte mungesa e kuorumit.
Në këtë seancë plenare ka pasur të votohet Projektligji për Trustin.
Seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, me datën 23 qershor në orën 10:00./InLajmi/