Deputeti i Kosovës, Armend Muja ka folur për marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë në seancën plenare të së mërkurës, raporton InLajmi.
“Pas 20 viteve do të fillojë faturimi i energjisë elektrike në 4 komunat veriore, e veçanta është që shtrihet autoriteti i Kosovës, kjo marrëveshje është përmbushje e zotimeve që I ka Kosova karshi Bashkimit Evropian” tha Muja.
Tutja Muja tha se humbjet e Kosovës pa këtë marrëveshje kanë qenë të mëdhaja, këto humbje sipas tiji kanë paguar qytetarët e Kosovës.
Gjatë fjalimit të Mujës në foltoren e Kuvendit të Kosovës kanë reaguar deputetët e opozitës duke bërë zhurmë./InLajmi/