Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë dalë në konferencë për media, raporton InLajmi.
Ministri Aliu ka thënë se pika e parë ka qenë propozimi për hartimin e planit hapësinor të Kosovës e cila është votuar dhe do të hapet mundësia të filloj hartimi i këtij plani.
“Si pikë e parë nga MMPHI ishte pika për propozim vendimin për hartimin e planit hapësinor të Kosovës e cila u vota dhe hapet mundësia qe ne të fillojmë hartimin e planit hapësinor të Kosovës i cili është dokument shumë i rëndësishëm.”
Aliu e cilësoi dokumentin të rëndësishëm, për faktin se do të mundësojë harmonizim mes ministrive përkatëse.
“Ky dokument do të mundësoj që të bëjmë planifikimin në bazë të rrethanave e të reja që kanë ndodhur në vendin tonë. Për gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë përgatitje të shumta për hartimin e këtij plani. Po ashtu të gjitha strategjitë e ministrive përkatëse, do të mund te harmonizohen në mes vete dhe të inkorporohen në planin hapësinor të Kosovës”, u shpreh ai. /InLajmi/