Mbretëria e Bashkuar do të bëhet ‘superfuqi e vërtetë hapësinore’ pasi do të lëshojë një raketë super efikase në hapësirë, transmeton InLajmi.
Fabrika hapësinore po synon të prodhojë materiale të pamundura për t’u bërë në Tokë dhe t’i vendosë ato në raketën e parë që do të lëshohet nga Mbretëria e Bashkuar.
Fabrika “Space Forge” do të përdorë mikrogravitetin dhe vakumin e hapësirës për të bërë lidhje metalike më të forta, më të lehta dhe gjysmëpërçues super efikase.
Kompania thotë se komponentët e bërë në orbitë mund të jenë në përdorim të gjerë në vetëm 5 vjet, në çdo gjë, nga motorët e avionëve te rrjeti elektrik.
Për të testuar planin e saj për kthimin e materialeve në Tokë, kompania do të nisë një satelit në një raketë që do të ngrihet nga Spaceport Cornwall në shtator.
Porti hapësinor, i pari në Evropë, është i bazuar në aeroportin Newquay, shkruan The Sky News.
Andrew Bacon, një bashkëthemelues i Space Forge, tha se lëshimi do ta kthejë Mbretërinë e Bashkuar në një “superfuqi të vërtetë hapësinore”, me aftësinë për të krijuar dhe vendosur teknologji satelitore në botë. /InLajmi/