Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës kundrejt fjalëve të opozitës për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë, raporton InLajmi.
Kurti ka thënë se gjendjen e keqe në Kosovë e ka trashëguar dhe po mundohet ta rregulloje.
Tutje Albin Kurti ka thënë se po të pyetej ai nuk do të kishte KEDS e KESCO, por tani u duhet të bashkëpunojë më këto institucione.
Gjithashtu i pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se pajtohet ende se marrëveshjet e vitit 2013-2015 nuk ishin të mira për në atë kohë./InLajmi/




















