Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën është shqyrtuar çmimi i naftës, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë ka reaguar, Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, duke thënë se qytetarët nuk e kanë për obligim me i marrë paratë e Trustit, por munden me i marrë nëse ata duan dhe kanë nevojë.
Gjithashtu Hoxha ju drejtua Qeverisë duke ju thënë se qysh munden me ja ndalu një personi me vendosë për parat e tyre.
Postimi i plotë i saj:
Qysh mundet Qeveria që nuk garanton për paret e tua, mos me të lanë me i marr paret e tua?
Kush jep përgjegjësi nëse humbin paratë?
Në bazë të cilit parim apo të drejtë i mbani paratë me forcë?
Në bazë të çkaje ia ndaloni dikujt me vendosë për paratë e veta?
Qytetarët nuk obligohen me zor me i marrë paratë e TRUST – it përveç nëse duan dhe kanë nevojë.
PSE PO UA NDALONI?
ATËHERË PSE NUK PO GARANTONI PRA PËR PARATË E TYRE? /InLajmi/