• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Deputetët në Bundestag: Gjermania të ndikojë që 5 shtetet e BE-së ta njohin Kosovën

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
22 June 2022
në KRYESORE
0 0
0
Deputetët në Bundestag: Gjermania të ndikojë që 5 shtetet e BE-së ta njohin Kosovën
0
SHPERNDARJE
43
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten, 23.06. në Bruksel, deputetët e CDU/CSU kërkojnë nga qeveria gjermane hapa konkrete për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Një ditë para samitit BE-Balkan partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perëndimor. Grupi parlamentar i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag ka paraqitur një mocion në parlamentin gjerman i cili diskutohet sot, 22.06, në plenum. Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ” në BE.

Deputetët opozitarë kërkojnë gjithashtu që me vendet kandidate të miratohen hapa të ndërmjetëm për t’i afruar ato edhe më ngushtë me BE-në. Konkretisht, ata sugjerojnë anëtarësimin e asociuar pa të drejtë vote në politikat e përbashkëta të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe në tregun e brendshëm të BE—së, në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës dhe progresit në sundimin e ligjit.

Angazhim për njohjen e Kosovës

Deputetët kërkojnë në mocionin e tyre që qeveria gjermane të ndikojë që shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. Deputetët sugjerojnë që qeveria gjermane ta argumentojë këtë me situatën e re të sigurisë të krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Më tej deputetët kërkojnë edhe angazhimin e diplomacisë gjermane për anëtarësimin sa më shpejt që është e mundur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe si hap i parë në Këshillin e Evropës.

Veç të tjerash, deputetët kërkojnë refuzim të vendosur të ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivën e anëtarësimit të tyre në NATO, rritjen e luftës kundër korrupsionit, vazhdimin e “Procesit të Berlinit” për bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal dhe reforma brenda BE-së që sigurojnë kapacitetin e tij absorbues në të ardhmen.

Rrezik për paqen brenda BE-së

“Agresioni rus kundër Ukrainës ka nxjerrë në pah cënueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës”, argumentojnë deputetë në kërkesën e tyre si edhe faktin që konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt. “Konflikte të tilla rrezikojnë stabilitetin dhe interesat e paqes të BE-së”.

Pavarësisht progresit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqendrueshëm, me krim të organizuar, korrupsion dhe gjyqësor të dobët.

Në kërkesën e tyre deputetët vënë në dukje edhe ekzistencën e problemeve ndëretnike dhe ndërfetare. “Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim ligji, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, struktura solide demokratike dhe prosperitet ekonomik.” Në këtë mënyrë, synimi duhet të mbetet që në të ardhmen të kemi Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, shkruajnë deputetët, shkruan DW.

Mocioni me titull, “Ripërtëritja e perspektivës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar”, pas një debati 40-minutësh, pritet të kalojë për konsultim te komisionet përgjegjëse të punëve të jashtme.

Tags: BrukselGjermaniaNjohjet e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Microsoft nxjerr zbuluar Agjencitë ruse të spiunazhit, ua publikon këto të dhëna

Postimi tjetër

Ukrainës iu premtua anëtarësimi në BE, por jo edhe procesi i përshpejtuar

Të ngjajshme Postime

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu
KRYESORE

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet
KRYESORE

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë
KRYESORE

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE
KRYESORE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

22 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç
KRYESORE

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë
KRYESORE

Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

20 December 2025
Postimi tjetër
Ukrainës iu premtua anëtarësimi në BE, por jo edhe procesi i përshpejtuar

Ukrainës iu premtua anëtarësimi në BE, por jo edhe procesi i përshpejtuar

Lajmet e fundit

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu