Mbrojtësi i krahut të djathtë e kaloi sezonin e fundit te skuadra e Barcelonës, ku luajti me një pagë minimale, me ‘detyra veterani’.
Barca nuk ia vazhdoi kontratën lojtarit dhe tashmë ai është pa skuadër. Synimi i tij primar është të jetë në Kupën e Botës dhe për këtë i duhet skuadër.
‘Sport’ shkruan se Dani Alves po përballet me shumë paqartësi sa i përket të ardhmes së tij.
Është e domosdoshme për lojtarin që të bëhet me skuadër, para Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.
2 skuadrat nga La Liga, Real Valladolid dhe Real Mallorca kanë treguar interesim për të.