Deputetja holandeze dhe njëherit anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka njoftuar se pas disa vitesh të vetos holandeze në kuadër të rizgjerimit të BE-së, qëndrimet apo disponimi i Holandës për disa çështje po ndryshon, përfshirë këtu edhe për Kosovën, përcjell InLajmi.
Piri ka bërë të ditur se Holanda është e gatshme të rishikojë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Gjithashtu ajo ka thënë se Holanda e mbështet kandidaturën e Ukrainës dhe Moldavisë në BE.
Tutje deputetja theksoi se Holanda do të mbështet fillimin e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. /InLajmi/
https://twitter.com/KatiPiri/status/1539676967959728129