Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për sektorin e energjisë, përcjell InLajmi.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten” shkroi Edi Rama.
Rama tha se marrëveshja e nënshkruar për sektorin e energjisë mes Prishtinës dhe Beogradit është gjë shumë e mirë.
Tutje Rama tha se marrëveshja me Serbinë është rruga e duhur për Kosovën.
Gjithashtu kryeministri i Shqipërisë tha se mendimet tjera jashtë marrëveshjeve me Serbinë janë humbje kohe./InLajmi/
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022