Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka goditur një tjetër me thikë, në fshatin Bardhosh të Prishtinës, përcjell InLajmi.
“Vrasje në tentativë, Fsh. Bardhosh, Prishtinë 19.06.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima pas tretmanit në QKUK është liruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Policia njofton se rasti ka ndodhur me datën 19 qershor rreth orës 21:30.
Pas incidentit viktima është dërguar në QKUK.
Tutje policia thotë se me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje./InLajmi/