Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë për Energjinë Elektrike, përcjell InLajmi.
Kusari-Lila këtë marrëveshje mes 2 vendeve e ka quajtur optimiste.
Gjithashtu ajo tha se njëra prej sfidave që ka qenë më e vështira që nga pas lufta për Energjinë Elektrike të Kosovës është duke i ardhur fundi.
Postimi i plotë i saj:
Lajme optimiste nga Brukseli për zbatimin e marrëveshjes për energjinë!
Përfundimisht normalitet në sistemin e faturimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa përjashtim për 4-tër komunat në veri.
Një prej sfidave më të rënda për sistemin elektroenergjetik të Kosovës që nga përfundimi i luftës, po i vjen fundi.
Normaliteti po kthehet në çdo cep të vendit pa përjashtim! /InLajmi/