Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë elektrike, përcjell InLajmi.
Çitaku ka thënë se, kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel më vitin 2015.
Deputetje e PDK-së ka thënë se për të njëjtën marrëveshje Albin Kurti në vitin 2015 ka thënë se është tradhti kombëtare.
Tutje Çitaku ka thënë se për këtë veprim Kurti ua ka borxh votuesve të tij një sqarim.
Postimi i plotë i saj:
Pa i hequr asnjë pikë e asnjë presje, Kryeministri Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015.
Po të njejtën marrëveshje, Kryeministri atëbotë e konsideronte tradhëti kombëtare. E vetmja gjë konsistente tek Kurti është mungesa e konsistencës. Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pasë gabim atëherë, apo e ka gabim tash?
Kryeministri është shëndrruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë./InLajmi/