Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për sektorin e energjisë, përcjell InLajmi.
Abdullahu ka thënë se Qeveria Kurti e ka pranuar gabimin e bërë sa ishin në opozitë që i kanë kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë.
Zëdhënësi i PDK-së ka thënë se me Qeverinë Kurti nuk ka ndryshuar asgjë përveç “tërpisë së tyre”.
Postimi i plotë i tij:
A ka ndonjë plan Qeveria si t’i kthej votat
Ju sot si Qeveri e pranuat gabimin që dje e keni bërë si opozitë. Sot e bëtë këtë duke e bërë të re marrëvrshjen e vjetër me Serbinë mbi energjinë. Asgjë ska ndryshuar përveç tërpisë suaj për të mbetur në pushtet sa më gjatë. Është tjetër punë a do ta pohoni këtë dhe pendoheni për atë që keni bërë. Sido që të jetë ju me atë opozitarizëm plotë marrëzi e rrena dje, keni mashtru dhe keni fitu edhe simpati edhe vota. A keni ndonjë plan si t’i kthemi këto vota dhe këtë simpati. A s’po e kuptoni që po ju fiken dritat që i keni ndez me energji të rrejshme opozitare./InLajmi/